Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc. Duke folur për Radio Beograd, Gjuriç shprehu kënaqësinë për bisedimet e fundit me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. LEXO edhe...'Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale', Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO) "Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc", tha Gjuriç për radion. Ministri Ferit Hoxha sqaron se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Sipas Hoxhës, veprimet konkrete do të ndërmerren vetëm pasi të ketë dakordësi mes dy vendeve për të gjitha aspektet dhe detajet e procesit. lajm në përditësim... Ora 14:49 Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Hoxha: Ende pa dakordësi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit të shkaktuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shqipëri.Në një reagim zyrtar, ministri sqaron se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.Sipas Hoxhës, veprimet konkrete do të ndërmerren vetëm pasi të ketë dakordësi mes dy vendeve për të gjitha aspektet dhe detajet e procesit.Në përfundim, Hoxha thekson se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, duke shtuar se ky do të mbetet standardi i vendit edhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Reagimi i plotë:Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat.Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet.Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër.Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane.Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme. Share Ora 12:43 Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar kundër hapjes esënjë konsullate serbe në Shkodër.Përmes një reagimi publik, Spahia e cilëson këtë vendim si "shërbimin e radhës ndaj Vuçiçit" nga qeveria shqiptare, të cilën e akuzon se ndjek politika antishqiptare.Sipas tij, kryeministri Edi Rama po dëshmon edhe një herë se është i gatshëm të sakrifikojë interesat kombëtare për të ruajtur marrëdhëniet politike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.“Hapja e konsullatës serbe në Shkodër është shërbimi i radhës ndaj Vuçiç, i një qeverie thellësisht antishqiptare në Tiranë!Edi Rama po dëshmon sërish se është i gatshëm të shkelë mbi interesat tona kombëtare vetëm për të ushqyer "vëllazërinë" e tij politike me Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë që Beogradi zyrtar dhe ministrat e tij nuk ndalin gjuhën e urrejtjes dhe fantazitë e spastrimit etnik ndaj Kosovës, qeveria e Tiranës jo vetëm që nuk i dënon, por i shpërblen duke u hapur dyert. Anashkalimi i Kosovës dhe goditja pas shpine ndaj saj është kthyer tashmë në një axhendë të përditshme të këtij pushteti.Pyetja që duhet të na alarmojë të gjithëve është pse pikërisht tani ndërsa Beogradi zyrtar vazhdon me retorikën dhe qëndrimet nacionaliste dhe madje edhe kërcënuese? Pse në kryeqendrën e Veriut, në djepin e patriotizmit, kulturës dhe rezistencës historike shqiptare përballë ekspansionizmit nacionalist sllav? E gjitha kjo me bekimin dhe tapinë e kryeministrit tonë "vëllait" të Vuçiçit”,- shkruan Spahia. Share K.M/ReportTv.al Ferit Hoxha Shkoder serbi marko gjuric Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9669 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

