Lajme Zone
Serbia arreston 2 gra për spiunazh! Dyshohen se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informacione për agjentë të BIA-s
BotëShqiptarja

Serbia arreston 2 gra për spiunazh! Dyshohen se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informacione për agjentë të BIA-s

Dy gra janë arrestuar në Serbi nën dyshimet për spiunazh. Sipas Tanjug, ato dyshohet se i kanë dhënë SHISH-it dhe Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë informacione për pjesëtarë aktivë të shërbimit sekret serb BIA.

Dy gra janë arrestuar këtë të mërkurë në Serbi, nën dyshimet për spiunazh dhe për dhënie informacionesh për pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA) te Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar (SHISH). Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, arrestimet u kryen në një operacion të përbashkët të BIA-s, Prokurorisë së Lartë Publike të Jagodinës dhe policisë së Vranjës dhe Jagodinës. Në Vranjë u arrestua një 46 vjeçare, nga Shillova e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë u arrestua 50 vjeçare, banuese në këtë qytet. Sipas autoriteteve serbe, dy gratë dyshohen për veprën penale të spiunazhit. LEXO EDHE:Spahiu: Para Ramës kryeministër, prokuroria nuk guxonte kurrë të arrestonte një shef Shërbimi Sekret Tanjug raporton se ato dyshohet se i kanë përcjellë SHISH-it të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimet e tyre. Sipas pretendimeve të palës serbe, informacionet dyshohet se i janë përcjellë gjithashtu Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe njësisë së inteligjencës së Policisë së Kosovës. Autoritetet serbe, me urdhër të gjykatës, ushtruan kontroll në ambientet e 50-vjeçares sw arrestuar. Gjatë kontrollit u sekuestruan disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ka dyshime se lidhen me veprën penale për të cilën ajo po hetohet. SI.E./Shqiptarja.com TAG: BIA spiunazh SHISH kosove serbi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4402 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?