Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Serbi/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd, arkivoli mbulohet me flamuj, serbët dalin në rrugë për homazhe! Ja kur do të varroset (VIDEO)


Para se të ndërronte jetë, Mlladiç kishte pësuar disa goditje në tru. Familja dhe avokatët e tij kishin kërkuar disa herë nga Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë që t'i lejohej trajtimi në Serbi, por kërkesat ishin refuzuar

Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiç mbërriti këtë të enjte në Beograd me avion nga Haga. Arkivoli ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe Republikës Srpska dhe u nxor nga avioni nga gjashtë pjesëtarë të ushtrisë serbe me uniformë. Më pas u transportua me eskortë drejt Akademisë Ushtarako-Mjekësore, VMA, ku do t’i kryhet autopsia me kërkesë të familjes. Nga Haga e shoqëruan djali i tij Darko, mbesa Anastasija dhe ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç. LEXO EDHE:Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin sot në Serbi, Vuçiç: Në varrim priten mijëra njerëz Transportimi i trupit u shoqërua edhe me homazhe përgjatë itinerarit. Pamjet tregojnë grupe qytetarësh të mbledhur në mbikalime dhe buzë rrugës, me pankarta dhe flamuj, ndërsa kortezhi kalonte drejt VMA-së. Para se të ndërronte jetë, Mlladiç kishte pësuar disa goditje në tru. Familja dhe avokatët e tij kishin kërkuar disa herë nga Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë që t'i lejohej trajtimi në Serbi, por kërkesat ishin refuzuar, ashtu si edhe ato të autoriteteve serbe. Homazhet zyrtare janë paralajmëruar për të shtunën, më 5 shtator, në orën 12:00, pikërisht në Shtëpinë e Ushtrisë në Beograd. Të hënën, më 7 shtator, trupi do të ekspozohet në Kishën e Shën Lukës, në Vidikovac, nga ora 09:00 deri në 12:30, në mënyrë që qytetarët “t’i japin lamtumirën dhe t’i bëjnë nderime”. Shërbesa fetare do të nisë në orën 12:35 dhe më pas kortezhi do të drejtohet drejt varrezave të Topçiderit, ku Mlladiçi pritet të varroset pranë së bijës, Ana. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Ratko Mlladiç beograd serbi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.6% Nuk e di 4.2% Vota total: 1802 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?