Vdekja e Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Ushtrisë serbe në Republikën Srpska, ka rikthyer në vëmendje debatin për përballjen e Serbëve me krimet e luftës në Bosnje. Homazhe dhe tubime janë mbajtur në disa qytete të Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë në nderim të "Kasapit të Ballkanit". Nẽ Pale dhe Zvornik, qindra qytetarë ndezën qirinj dhe marshuan në rrugë duke brohoritur emrin e Mlladiçit. LEXO edhe...Video skandaloze/ Serbët nderojnë Ratko Mlladiçin, puthin foton e kriminelit të luftës dhe brohorasin në kor: Thikë, tel, Srebrenicë! Tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe në zona të tjera të Republikës Srpska. Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe të rinj që nuk kishin lindur gjatë luftës së Bosnjës, gjë e cila ka shkaktuar reagime të forta. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se këto zhvillime tregojnë se Serbia ende nuk është përballur plotěsisht me tẽ kaluarën e viteve '90. Edhe deklaratat e disa liderëve serbë, sipas medias gjermane, kanë nxitur një narrativë që e paraqet Mlladiçin si viktimë të Tribunalit të Hagës. Ndërkohë, në Srebrenicë është paralajmëruar një tubim më 2 shtator në kuadër të "lamtumirës" për MIladiç. Ftesa, e cila i referohet Srebrenicës serbe", është cilësuar si provokim, pasi pikërisht në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Srpska nën komandën e Mlladiçit kryen gjenocidin ndaj boshnjakëve. Mladiqi vdiq nẽ burgun e Hagës në moshën 84-vjeçare, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. P.J/ReportTv.al serbi Bosnje Hercegovina Ratko Mlladiç Masakra e Srebrenicës Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.4% Vota total: 1500 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

