Lajme Zone
Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët
PolitikëPamfleti

Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët

Sipas medias senegaleze “SeneNews”, Prokuroria Financiare i është drejtuar Divizionit të Hetimeve Kriminale për të identifikuar përfituesit realë dhe ndryshimet e mundshme statutore të 36 kompanive dhe subjekteve të lidhura me kontrata publike. Hetimi lidhet me auditimin e financave publike për periudhën 2019–31 mars 2024.

Ron Yeffet & Edi Rama Senegali hap dosjet e Ron Yeffet/ Në Shqipëri, Rama i besoi armët dhe sektorët strategjikë Nga Dakari vjen një zhvillim që rikthen në vëmendje edhe aktivitetin e Ron Yeffet në Shqipëri. Prokuroria Financiare e Senegalit ka ndërmarrë një fazë të re të hetimeve për mënyrën se si janë administruar financat publike gjatë viteve të fundit të qeverisjes së ish-presidentit Macky Sall, dhe mes emrave të përfshirë në verifikime del edhe biznesmeni izraelit.

Sipas medias senegaleze “SeneNews”, Prokuroria Financiare i është drejtuar Divizionit të Hetimeve Kriminale për të identifikuar përfituesit realë dhe ndryshimet e mundshme statutore të 36 kompanive dhe subjekteve të lidhura me kontrata publike. Hetimi lidhet me auditimin e financave publike për periudhën 2019–31 mars 2024.

Mes kompanive të listuara është edhe DSC e Ron Yeffet, të cilin media senegaleze e identifikon si ish-konsull nderi të Senegalit në Tel Aviv. Sipas raportimit, DSC kishte përfituar disa kontrata të drejtpërdrejta, pa procedurë të hapur gare.

Ky nuk është kontakti i parë i Yeffet me autoritetet e reja të Senegalit.

Pas largimit të Macky Sall nga pushteti në vitin 2024, qeveria e re nisi rishikimin e disa pronave shtetërore dhe kontratave të dhëna gjatë administratës së mëparshme. Mes tyre ishte një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë në bregdetin e Dakarit, ku Yeffet kishte planifikuar një investim luksoz.

Sipas mediave senegaleze, kontrata 30-vjeçare mbi tokën ishte dhënë në dhjetor 2021. Pas ndryshimit të pushtetit, autoritetet ndaluan punimet dhe nisën procedurat për revokimin e saj. Raportimet e kohës flasin për një projekt me hoteleri, marinë, restorant dhe aktivitet tregtar, ndërsa burime të tjera raportuan plane për apartamente luksoze me pamje nga deti. Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fs në gjykatë

18 Gusht, 09:10 Në të njëjtën kohë, autoritetet nisën një ofensivë për rikuperimin e disa pronave të tjera shtetërore të dhëna me qira afatgjatë gjatë qeverisjes së mëparshme. Në raportimet senegaleze për Yeffet përmenden gjithashtu një godinë në Avenue Pasteur, një vilë në Stèle Mermoz dhe një tjetër pronë në Fann Résidence.

Emri i tij është lidhur në Senegal edhe me çështjen e “Maison du Sénégal” në New York, si dhe me kontrata për ndërtimin e pavijoneve universitare përmes DSC.

Pra, sot nuk kemi më vetëm polemikat e vjetra mediatike. Kompania e Yeffet është futur në listën e subjekteve që po verifikohen nga Prokuroria Financiare, në kuadër të një hetimi shumë më të gjerë mbi financat publike dhe kontratat e periudhës së Macky Sall.

Dhe pikërisht këtu historia bëhet interesante për Shqipërinë.

Ndërsa në Senegal qeveria e re i anuloi kontratën e tokës në bregdet dhe Prokuroria Financiare po verifikon kompaninë e tij, në Shqipëri Ron Yeffet ka hyrë gjithnjë e më thellë në sektorë të lidhur drejtpërdrejt me shtetin.

Yeffet rezulton pronar i 49% të kompanisë TIMAK, përkrah Arjeta Pucës me 51%. Dokumentet e regjistrimit të pronarit përfitues e konfirmojnë këtë strukturë aksionare. Rama, izraeliti Ron Yeffet tjetër koncesion 20-vjeçar për rezervën shtetërore të karburanteve: 75 milionë euro pa asnjë garë 4 Qershor, 13:42 Por TIMAK nuk është më thjesht një kompani private që prodhon apo përshtat automjete.

Në vitin 2025 ajo hyri në ortakëri me kompaninë shtetërore shqiptare të industrisë ushtarake KAYO, duke krijuar TIMAK DEFENCE. TIMAK zotëron 80% të kompanisë së përbashkët dhe KAYO 20%. Vetë dokumentet zyrtare të Komisionit të Konkurrencës tregojnë se aktiviteti i kompanisë përfshin automjete të blinduara, mjete taktike, sisteme dhe pajisje të lidhura me mbrojtjen.

Në këtë mënyrë, Yeffet është futur indirekt si pronar përfitues në një kompani të përbashkët me shtetin shqiptar, në një nga sektorët më delikatë për sigurinë kombëtare.

“Pamfleti” ka raportuar më herët edhe për kompani të tjera të lidhura me Yeffet dhe interesa në fusha që shkojnë nga armët dhe mjetet ushtarake te karburantet, dronët dhe teknologjia.

Në qershor, “Pamfleti” publikoi informacionin se kompania “1820 Black Oil”, e krijuar në dhjetor 2023 me kapital 3.5 milionë lekë dhe bazë në Porto Romano, kishte aplikuar për një projekt 20-vjeçar të lidhur me administrimin e rezervës shtetërore të karburanteve. Sipas informacionit të siguruar në atë kohë nga redaksia, skema financiare mund të arrinte në qindra milionë euro gjatë gjithë periudhës.

Kështu krijohet një kontrast i fortë.

Në Senegal, ndryshimi i pushtetit solli rishikimin e marrëdhënieve të Yeffet me shtetin: kontrata e tokës prej 10 mijë m² u fut në proces revokimi, prona të tjera nisën të rikuperoheshin dhe sot kompania e tij DSC është mes subjekteve që po kalojnë në filtrin e Prokurorisë Financiare.

Në Shqipëri, ndërkohë, Yeffet ka zgjeruar aktivitetin pikërisht në sektorë ku shteti është klient, partner ose rregullator: industria ushtarake, automjetet e mbrojtjes, teknologjia dhe projektet e lidhura me energjinë.

Dhe këtu lind pyetja që nuk mund të anashkalohet: Nëse autoritetet e Senegalit po hapin dosjet e kontratave publike të Ron Yeffet, pse aktiviteti dhe marrëdhëniet e tij me shtetin shqiptar nuk i nënshtrohen të njëjtit nivel transparence?

Sepse nuk bëhet fjalë për një investitor periferik.

Bëhet fjalë për një biznesmen që në Senegal ka pasur akses në kontrata të drejtpërdrejta dhe prona shtetërore, ndërsa në Shqipëri është bërë ortak, përmes TIMAK, me një kompani shtetërore në industrinë e mbrojtjes.

Nga Dakari në Tiranë, emri është i njëjtë. Ndryshimi, të paktën deri tani, duket se është te mënyra se si institucionet kanë zgjedhur ta shohin. /Pamfletisenegali yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha 20 Gusht 2026, 17:3217:32Dosja e zezë Igli Tafa, rekord dështimesh te AKSHI/ Sistemet digjitale të shtetit në kolaps 19 Gusht 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol 18 Gusht 2026, 19:5719:57Dosja e zezë Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fs në gjykatë 18 Gusht 2026, 09:0509:05Dosja e zezë Skandal/ Shteti i “Diellës” me dyert hapur; studiuesi amerikan i sigurisë shkarkoi 32 GB materiale nga parlamenti me të dhëna deputetësh... 17 Gusht 2026, 14:1414:14Dosja e zezë Shqipëria midis kullave luksoze dhe fshatrave të boshatisura: Çfarë fshihet pas pakënaqësisë së brezit të ri? 17 Gusht 2026, 10:1610:16Dosja e zezë