Përshkallëzimi i krizës politike dhe dhuna shtetërore ndaj protestuesve në Shqipëri kanë alarmuar zyrtarët më të lartë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatori Gary Peters ka reaguar publikisht duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë autoriteteve shqiptare të ndalin goditjen ndaj qytetarëve. Në deklaratën e tij, senatori Peters theksoi domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit, duke nënvizuar lidhjen e fortë të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA me zhvillimet në atdhe. Deklarata e Senatorit Gary Peters: “Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe gjithkush në terren duhet të punojë për të deeskaluar situatën dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe gjallërues shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

