Lajme Zone
Sekuestrohen në Tiranë 450 mijë euro makina luksoze të vjedhura në Gjermani
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen në Tiranë 450 mijë euro makina luksoze të vjedhura në Gjermani

Tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.

Tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”. Në lidhje me rastin janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë trafikuar automjetet në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre. Gjatë hetimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë sekuestruar një “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 mijë euro, një “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe një “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 mijë euro. Për trafikimin e dyshuar të automjeteve janë shpallur në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit. Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në trafikimin e automjeteve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.