Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)


Kanabisi ishte i ndarë në 190 pako të fshehura brenda disa hapësirave të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri të kamperit. Veç tyre, u gjetën edhe 43 cigare elektronike, disa prej tyre me përmbajtje të lartë THC.

Një tjetër ngarkesë e madhe kanabisi e nisur nga Kanadaja dhe me destinacion Shqipërinë u godit nga Policia, kësaj here në Portin e Durrësit. Antidroga gjurmoi prej disa kohësh ngarkesën e cila u sekuestrua. Bëhet fjalë për 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato” me THC të lartë, me një vlerë tregu që përllogaritet në rreth 1.2 milionë euro, me autorë të dyshuar 2 shqiptarë të Kosovës që u shpallën në kërkim. Në operacionin “Anchor 2”, hetimi u përqendrua te një kontejner i mbërritur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin dy automjete dhe një kamper. Nga kontrolli i imtësishëm i kamperit u zbulua ngarkesa e drogës. Në hapësira të modifikuara dhe të maskuara me veshje druri, hetuesit gjetën të fshehura 190 pako me kanabis “Gelato”. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave mbanin mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC. LEXO EDHE:Kavajë/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Bago, shmanget rreziku ndaj dy banesave! Sfidë terreni i vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri Nga hetimet dyshohet se droga sigurohej në Kanada dhe më pas transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme të krijuara brenda mjeteve që porositeshin për t’u sjellë në vend. Sipas hetimeve paraprake, do të shitej në Kosovë dhe në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Vijojnë hetimet për zbulimin e grupeve të tjera kriminale që merrnin kanabisin dhe më pas e shpërndanin në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë po punohet edhe për grupet në Kosovë mes autoriteteve të të dyja shteteve pasi dyshohet se lënda narkotike do të dërgohej atje me makina të anëtarëve të grupit të ndara në sasi më të vogla. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Durres kanabis trafik droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 2946 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?