Më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontroll në një barnatore në Prishtinë.Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës. “Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në njoftim.Njëkohësisht, Dogana e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme. Çdo informatë trajtohet me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

