Me disa qese në duar, duke ecur në trotuar pasditen e së dielës kur një makinë që drejtohej nga një 27-vjeçare e përplasi pasi doli nga rruga. Ky është momenti tragjik kur 67-vjeçarja Edmonda Barballushi humb jetën. Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet sesi ajo kupton rrezikun dhe përpiqet t’i shmanget, por s’arrin dot të bëjë asnjë hap më tej. LEXO edhe...Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren (VIDEO) Makina, në timonin e së cilës ndodhej Bleona Pashuku, merr përpara edhe sendet e një dyqani dhe rrëzon gjithçka ndodhet para tij. Pas pak sekondash, nga aty del me nxitim një burrë që vrapon drejt vendit ku përfi makina. Pamjet pas aksidentit tregojnë si automjeti ka përfunduar i tëri në trotuar, poshtë kangjellave të ndërtesës. P.J/ReportTv.al Shkoder aksident me vdekje Edmonda Barballushi Bleona Pashuku Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.2% Jo 42.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 677 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
