Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Sebastian Zonja: Kush jep urdhrin politik për dhunën në protesta? Rama kërcënon 15-vjeçarët, ndërsa qytetarët pyesin ku shkojnë milionat


Gazetari Sebastian Zonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike për dhunën gjatë protestave dhe shoqërimin e të miturve nga policia.

Gazetari Sebastian Zonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike për dhunën gjatë protestave dhe shoqërimin e të miturve nga policia. Zonja u ndal te deklaratat e kryeministrit Edi Rama për masat ndaj protestuesve, duke kritikuar ashpër paralajmërimet për kufizimin e së ardhmes së të rinjve që marrin pjesë në tubime. “Çështja është kush jep urdhrin politik që të ketë dhunë në protestë dhe këta 15-vjeçarë të shoqërohen?”, u shpreh gazetari, duke iu referuar edhe deklaratave të Ramës për hartimin e një liste me persona që mund të përballen me kufizime për pjesën tjetër të jetës. Sipas Zonjës, kërcënimi i të miturve me pasoja afatgjata dhe dërgimi i policëve e civilëve në lagje e banesa përbëjnë çështje që kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi politike. Gjatë intervistës, gazetari u ndal edhe te çështja e Belinda Ballukut dhe te projektet e rëndësishme infrastrukturore e energjetike që, sipas tij, Shqipëria nuk i ka realizuar. Ai përmendi mungesën e projekteve të rëndësishme, si ndërtimi i një linje të tensionit të lartë me Bullgarinë, zhvillimi i eksporteve energjetike me Italinë, lidhja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe infrastruktura që do të lidhte Tiranën me Prishtinën.

Sipas Zonjës, këto investime do të mund të krijonin më shumë mundësi ekonomike për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

“Çështja është: kush jep urdhrin politik që të ketë dhunë në protesta dhe që këta 15-vjeçarë të shoqërohen? Është po i njëjti person që thotë se do të bëjë një listë, në mënyrë që këta 15-vjeçarë të mos e shohin dritën e diellit për gjithë jetën e tyre, të mos hipin as në avion dhe as në autobus. Pra, t’ia nxish jetën një 15-vjeçari për 50 vitet e ardhshme, sepse ti do një listë tënden dhe të çosh policë e civilë në çdo lagje e shtëpi, kjo është një lloj urdhri politik.

Për çështjen Balluku, do të vija në pah faktin se ne duhet të ndërtojmë një linjë të tensionit të lartë me Bullgarinë, por nuk e bëjmë. Ne duhet të ndërtojmë linja eksporti të energjisë me Italinë, por nuk i kemi bërë. Këto janë projekte që do të ishin në xhepin e qytetarit, në mënyrë që ai të kishte më shumë para nesër.

Ne duhet të ndërtojmë një tren që shkon nga Tirana në Durrës, por nuk e kemi. Ne duhet të ndërtojmë një infrastrukturë që lidh Tiranën me Prishtinën, por nuk e kemi. Dhe të gjitha këto janë pikëpyetje që çdo qytetar duhet t’i ngrejë: Pse sot nuk kam më shumë para?

Pra, këto qindra miliona euro që do të ishin në xhepat e biznesmenëve apo qytetarëve shqiptarë nuk janë. Atëherë, ku shkojnë këto para?

SPAK-u ka detyrën e vet. Ka pesë akuza dhe akuza e pestë është më e rënda. Ato janë ndër akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë, përpara se të flasim për vrasjen”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb