Xhuljano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferraj i cili u vra në mënyrë makabre dhe më pas u hodh në një rezervuar në Korçë, dëshmoi këtë të martë në procesin ndaj Laert Haxhiut, kreut të grupit kriminal që dyshohet sipas SPAK që ka organizuar dhe realizuar krimin e rëndë në 2022. Dëshmitar Xhaferraj mbërriti me pranga në duar në sallën e gjyqit, pasi ndodhet nën masën e sigurisë arrest në burg për akuzën e vjedhjes. Ai dëshmoi teksa ishte i shoqëruar nga policia e Burgjeve.
Para gjykatës, Xhaferraj tha se ndodhej në burg kur ndodhi vrasja e vëllait të tij Fridmani. “Kam qenë në burg kur u vra vëllai. Dola nga burgu 3 ditë më vonë. Më morën në komisariat dhe më pyetën, sepse vëllain nuk po e njihnin ngaqë ishte gjetur në ujë. Më shoqëruan ta identifikoja, atje më thanë që është gjetur në rezervuar në Drenovë”, tha dëshmitari.
Ai theksoi se kur kishte folur herën e fundit më vëllain, ai i kishte thënë se do të shkonte jashtë vendit. “Lulzim Spahiu dhe Kristi Bixheku kanë marrë Fridmanin. I thanë vëllait të vogël se bashkë me të do të iknin në Greqi, do i binin nga Korça”, tha Xhaferraj.
Dëshmitari I tha gjykatës së tregoi se pas vrasjes së vëllait kontaktoi më babain e Laert Haxhiut, pasi në Lushnje flitej se ai kishte urdhëruar vrasjen, por ai I kishte thënë se I biri nuk kishte gisht në këtë histori.
“E pyeta babain e Laert Haxhiut, a dinte gjë. Flitej në Lushnje që vëllai kishte qenë me Laertin dhe ai ka dhënë për ta vrarë, ngaqë ka folur. Babai i Laertit tha që djali im nuk ka gisht në këtë punë”, tha dëshmitar. Lidhur me të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani, dëshmitari shpjegon se I vëllai Fridmani e kishte njohur kur ishin bashkë në burg në Rrogozhinë.
“Artan Tafani ishte përdorues droge. Ai e njihte Fridmanin, e ka pasur në burg në Rrogozhinë”, tha dëshmitari. Fridman Xhaferri 25 vjec u vra dhe hodh në rezervuar në Korcë. SPAK akuzohen Laert Haxhiuan dhe anëtarët e bandës së tij për krimin e rëndë. prova më e fortë kundër tyre është dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

