Lajme Zone
Seanca ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, nuk merr pjesë. Të pranishëm 12 dëshmitarë, mes tyre dhe Xhuljano Xhaferraj
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Seanca ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, nuk merr pjesë. Të pranishëm 12 dëshmitarë, mes tyre dhe Xhuljano Xhaferraj

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme. “News24” raporton se Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë.

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme. “News24” raporton se Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë. Ndërsa raportohet se 12 dëshmitarë janë të pranishëm, mes të cilëve edhe Xhuljano Xhaferraj.

Xhujano Xhaferraj në seancë ka dëshmuar për vrasjen e vëllait të tij, Fridman Xhaferraj. Ai ka theksuar se kur u vra vëllai në 2022 ka qenë në burg dhe se kur është liruar kishte tre ditë i vdekur.

“E mora vesh nga policia që ishte vrarë vëllai. 20 ditë para ngjarjes fola me vëllanë tha që do ikte në Itali. Vëllai tjetër ishte në Greqi. Vëllai ka qen me Lulëzim Spahinë në Elbasan, Fridmani do nisej në Greqi me Lulzimin. Kaq më treguan”, është shprehur një dëshmitar në seancë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: GJKKO laert haxhiu