Lajme Zone
BotëBalkanWeb

“S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k you!


Deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta edhe në Tiranë.

Deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta edhe në Tiranë. Gjatë vizitës së tij në Serbi, Zelensky konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se Kievi nuk e njeh pavarësinë e saj. Në shenjë proteste ndaj këtij qëndrimi, një grup qytetarësh që po protestojnë në Tiranë kanë marshuar drejt ambasadës së Ukrainës. Përpara ambasadës, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj presidentit ukrainas, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje të drejtpërdrejta kundër tij. “Zelensky, Zelensky, fuck you!”, kanë brohoritur protestuesit. Reagimi vjen në një moment kur qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës ka shkaktuar debate të forta në rajon, veçanërisht pas takimit të Zelenskyt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd. Pas vizitës, në Prishtinë u hoq edhe një flamur i madh ukrainas nga një godinë, në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit të Kievit.

Protestuesit në Tiranë e kanë shndërruar çështjen e Kosovës në një tjetër pikë të protestës së tyre, duke kundërshtuar publikisht qëndrimin e presidentit ukrainas. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta