Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!


Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër brohoritjet e dëgjuara kanë qenë: “Ju erdhi fundi!”, “Revolucion!”, “O milet, Rama ka siklet!” dhe “Arrestoni Mirlindën!”. Protestuesit kanë kënduar gjithashtu këngë patriotike, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 74-të radhazi, e cila prej javësh vijon në Tiranë me kërkesa për ndryshime politike. Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe hetimin e kreut të qeverisë nga SPAK. Protestuesit vijojnë lëvizjen në bulevard, ndërsa tubimi shoqërohet me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta rama