Lajme Zone
Nga ‘Flamingot’ në Shqipëri te ‘Lakers’ në SHBA, familja Kushner sërish në qendër të polemikave
PolitikëPamfleti

Nga ‘Flamingot’ në Shqipëri te ‘Lakers’ në SHBA, familja Kushner sërish në qendër të polemikave

"Revolucioni i Flamingove" në Shqipëri duket se i ka dhënë një goditje të madhe imazhit të familjes së Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump. Që pas shpërthimit të protestave për projektet e Jared Kushneri dhe Ivanka Trumpit, në jug të Shqipërisë, ka bërë që çdo projekt që merret për sipër nga këto dy familje të vihet në ‘lupën’ e dyshimeve dhe të kundërshtohet nga shumica.

Nga debatet për investimet e planifikuara në jug të Shqipërisë deri te reagimet e tifozëve të Lakers në SHBA, përfshirja e anëtarëve të familjes Kushner në projekte të mëdha po tërheq vëmendje të shtuar publike... "Revolucioni i Flamingove" në Shqipëri duket se i ka dhënë një goditje të madhe imazhit të familjes së Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump. Që pas shpërthimit të protestave për projektet e Jared Kushneri dhe Ivanka Trumpit, në jug të Shqipërisë, ka bërë që çdo projekt që merret për sipër nga këto dy familje të vihet në ‘lupën’ e dyshimeve dhe të kundërshtohet nga shumica.

Këtë gjë e vërtetoi edhe lajmi i fundit se Josh Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhe Bob Iger kanë bërë një ofertë prej 12 miliardë dollarësh për blerjen e Los Angeles Lakers nga Mark Walter.

Siç raporton portali amerikan “RawStory”, tifozët e Los Angeles Lakers kanë reaguar ashpër pas raportimeve se skuadra e famshme pritet t’i shitet vëllait të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Trump. Vëllai i Jared Kushner synon të blejë Lakers, ofron 12 miliardë dollarë për klubin legjendar të basketbollit 12 Gusht, 19:05 Marrëveshja rekord, e raportuar të mërkurën, e vlerëson ekipin në rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa disa media raportojnë një shifër që arrin deri në 12.5 miliardë dollarë. Nëse realizohet me këtë vlerë, ajo do të ishte marrëveshja më e madhe e regjistruar ndonjëherë për një ekskluzivitet sportiv amerikan.

Për shumë tifozë, megjithatë, ishte pikërisht përfshirja e Josh Kushner ajo që shkaktoi reagimet më të forta. Raportimet për marrëveshjen shkaktuan menjëherë reagime negative në rrjetet sociale.

“I gjithë ky vend... po minohet nga anëtarët e familjes Trump. Kjo është çmenduri”, reagoi transmetuesi në Twitch i njohur si Scoob.

“Thjesht nuk mund ta besoj këtë”, u shpreh një tifoz i Lakers, i njohur si DOC.

“Kjo është… e çuditshme”, komentoi ndërkohë analisti i NBA-së, Bomani Jones.

Të tjerë e lidhën shitjen e raportuar edhe me vendimin e LeBron James për t’u transferuar në Filadelfia.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse LeBron donte të largohej”, komentoi një tjetër kritik.

Vlen të theksohet se nga debatet për investimet e planifikuara në jug të Shqipërisë deri te reagimet e tifozëve të Lakers në SHBA, përfshirja e anëtarëve të familjes Kushner në projekte të mëdha po tërheq vëmendje të shtuar publike. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kundërshtitë e shprehura do të kenë ndikim konkret mbi këto projekte dhe, në rastin e Lakers, nëse oferta e raportuar do të materializohet dhe do të marrë miratimin e NBA-së./Pamfleti kushner flamingo lakers Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përkeqësohet situata e zjarreve, flakë marrin përmasa të mëdha në rrethinat e Tiranës 12 Gusht 2026, 20:2820:28Aktualitet “Rinia është e ardhmja”, qytetarët mbajnë fjalime para Kryeministrisë: Duam një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë 12 Gusht 2026, 20:2420:24Aktualitet 74 ditë rezistencë, qytetarët sërish në protestë kundër kastës politike 12 Gusht 2026, 19:5819:58Aktualitet Spektakli kozmik, ndiqni ‘Live’ eklipsin e plotë të Diellit! 12 Gusht 2026, 19:3619:36Aktualitet Zjarr në Mirditë, flakët përfshijnë masivin me pisha dhe lisa në Perlatën e Sipërme 12 Gusht 2026, 18:3518:35Aktualitet Publikohen datat e provimeve të vjeshtës, çfarë duhet të dinë maturantët për sesionin e dytë 12 Gusht 2026, 18:0518:05Aktualitet