Lajme Zone
S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Sipas burimeve, dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut ai e ka marrë në banesë të miturin ku e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Më pas ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për ngacmimet seksuale që i ka bërë një të mituri 13 vjeç. I arrestuari në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Sipas burimeve, dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut ai e ka marrë në banesë të miturin ku e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Më pas ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes. LEXO edhe...'Jam ekstremist i djathtë, por kam votuar për PS', qytetari i drejtohet Ballës gjatë inspektimit në Kamëz: Vota ime shkon për punën, jo për partinë (VIDEO) 31-vjeçari është arrestuar të dielën dhe përballet me dy akuza “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. 31-vjeçari, në deklarime ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al ngacmim seksual i mituri Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4077 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?