Lajme Zone
Schick në histori, Leverkusen feston pas përmbysjes
SportCNA

Schick në histori, Leverkusen feston pas përmbysjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë n...

Bayer Leverkusen regjistroi një fitore me përmbysje 2-1 kundër Freiburg, në një ndeshje ku Patrik Schick u bë lojtari i parë i "Die Werkself" që shënon në të 6 ndeshjet e para të një sezoni në Bundesliga.

Ndeshja pati një nisje të vonuar për shkak se tifozët miq të Freiburg hodhën topa tenisi në fushë, një veprim që solli reagimin e ashpër të trajnerit të tyre, Julian Schuster.

Megjithatë, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 14-të kur Niklas Beste nisi një aksion të shpejtë dhe pasoi te Philipp Treu, i cili gjeti Derry Scherhant për të shënuar nga shtylla e dytë.

Ky avantazh zgjati vetëm 5 minuta, pasi një aksion i bukur bëri që Moussa Diaby të pasonte te Schick, i cili shërbeu saktë për Ibrahim Maza për të barazuar shifrat.

Minutat në vijim dhe fillimi i pjesës së dytë patën raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Skuadra e Leverkusen arriti të gjejë golin e avantazhit 15 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Maza asistoi saktë për Patrik Schick, i cili realizoi me një goditje të menjëhershme.

Me këtë sukses, Leverkusen regjistron fitoren e 5-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe barazon me pikë Freiburgun e vendit të tretë, duke i shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë pas 10 ndeshjesh zyrtare këtë sezon. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.