Lajme Zone
Saranda po mbytet nga plehrat në kulmin e sezonit turistik
EkonomiJOQ Albania

Saranda po mbytet nga plehrat në kulmin e sezonit turistik

Saranda po përballet me një situatë shqetësuese sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane. Pamjet e filmuara në orët e para të mëngjesit tregojnë kosha të tejmbushur, mbeturina të shpërndara dhe një erë të rëndë që përhapet në zona të qytetit. Banorët shprehen të revoltuar për gjendjen, veçanërisht në një periudhë kur Saranda është e mbushur me turistë.

Problemi nuk lidhet vetëm me mbushjen e koshave, por edhe me pastrimin dhe dezinfektimin e tyre. Banorët kërkojnë më shumë përgjegjësi si nga qytetarët dhe turistët, që shpesh hedhin mbeturinat jashtë vendeve të përcaktuara, ashtu edhe nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e qytetit. Pyetja që ngrihet është se sa shpesh pastrohen dhe dezinfektohen koshat pas zbrazjes së tyre.

Në kulmin e sezonit turistik, kjo situatë dëmton jo vetëm cilësinë e jetës së banorëve, por edhe imazhin e Sarandës për turistët që e vizitojnë. Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe masa konkrete për përmirësimin e situatës, duke theksuar se një qytet turistik i përmasave të Sarandës nuk mund ta konsiderojë këtë gjendje si normale. Denoncimi: SARANDA PO MBYTET NGA PLEHRAT!

Po ju dërgoj këtë video nga Saranda, sepse kjo është gjendja e qytetit në orën 06:00 të mëngjesit.

Jam vendase, kam lindur dhe jam rritur këtu, dhe është revoltuese të shohësh qytetin tënd në këtë gjendje. Koshat janë plot, mbeturinat jashtë dhe era e plehrave është e padurueshme.

Nuk del dot nga shtëpia për të shkuar në punë, e jo më të bësh një shëtitje buzë detit, pa të zënë frymën era e rëndë e mbeturinave.

Koshat boshatisen, por a pastrohen dhe dezinfektohen ndonjëherë siç duhet?! Apo duhet të presim që t’i dezinfektojë dielli i Sarandës?! Po, ka edhe turistë të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina ku t’u vijë për mbarë. Po Bashkia Sarandë çfarë po bën?! Ky është kulmi i sezonit dhe ky është imazhi që po i ofrojmë kujtdo që viziton qytetin.

Ne që jetojmë këtu nuk kemi luksin të largohemi kur qyteti mban erë. Ne këtë e durojmë çdo ditë.

Është e turpshme që një qytet si Saranda, në mes të sezonit turistik, të përballet me këtë situatë.

Kjo nuk është normale. Kjo nuk duhet të bëhet normale.