Lajme Zone
Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi rikthehen në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i angazhon sërish në ekip
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi rikthehen në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i angazhon sërish në ekip

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet drejtuese në Bashkinë e Tiranës, duke marrë sërish detyrat e nënkryetarëve. Rikthimi i tyre vjen në një moment kur struktura drejtuese e Bashkisë së Tiranës ka pësuar ndryshime të shpeshta dhe lëvizje të njëpasnjëshme në nivelet drejtuese të institucion

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet drejtuese në Bashkinë e Tiranës, duke marrë sërish detyrat e nënkryetarëve. Rikthimi i tyre vjen në një moment kur struktura drejtuese e Bashkisë së Tiranës ka pësuar ndryshime të shpeshta dhe lëvizje të njëpasnjëshme në nivelet drejtuese të institucionit. Sara Goxhaj ka mbajtur më herët postin e nënkryetares dhe rikthehet tashmë në të njëjtin funksion. LEXO edhe...Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-perfektin Sadi Vorpsi Në mars të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj, nga paraburgimi, firmosi vendimin për shkarkimin e asaj kohe nënkryetares Anuela Ristani dhe delegimin e kompetencave te Sara Goxhaj. Vendimi nuk u zbatua dhe Ristani vijoi të ushtronte funksionin e saj. Po ashtu, edhe Sadi Vorpsi rikthehet në një detyrë që e ka mbajtur më herët në Bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese i ka njohur të drejtën Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga qelia e burgut, duke i hapur rrugë vijimit të ushtrimit të funksioneve të tij si kryetar bashkie. Në këtë situatë, Veliaj ka zgjedhur tashmë dyshen Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi për drejtimin e punëve në kryeqytet. Rikthimi i tyre në postet e nënkryetarëve vjen në një periudhë kur Bashkia e Tiranës ka kaluar një sërë ndryshimesh në strukturën e saj drejtuese, me lëvizje të njëpasnjëshme në nivelet e larta të institucionit. A.C/ReportTv.al sara goxhaj bashkia e tiranes nenkryetare sadi vorpsi erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2465 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?