Lajme Zone
‘San Siro’ i ri, arkitekti i stadiumit: Zhurma e tifozëve do të jetë shumë e fortë, s’ka stadium tjetër si ky në Evropë
SportReport TV

‘San Siro’ i ri, arkitekti i stadiumit: Zhurma e tifozëve do të jetë shumë e fortë, s’ka stadium tjetër si ky në Evropë

Stadiumi i ri i Interit dhe Milanit premton të jetë një nga impiantet më modernë në Europë, me pamje perfekte nga çdo sektor dhe tribuna të projektuara për të krijuar një atmosferë edhe më elektrizuese se ajo e San Siros.

Projekti i stadiumit të ri të Interit dhe Milanit, i quajtur Generali Stadium, synon të ruajë atmosferën ikonike të San Siros, duke ofruar një eksperiencë edhe më të veçantë për tifozët. Arkitekti David Manica, i cili po punon në projekt së bashku me Norman Foster, ka zbuluar disa nga veçoritë kryesore të impiantit të ri. “Pavarësisht se ku do të ulesh, do të kesh një pamje perfekte dhe do të jesh pranë fushës. Zhurma e tifozëve, që e ka bërë San Siron të famshëm në të gjithë botën, do të jetë edhe më e fortë,”- u shpreh Manica. LEXO edhe...Champions League/ Bayern triumfon në Madrid ndaj Atletico-s, Barcelona s’e diskuton Villa-n! United përmbys frikshëm Romën, fiton Inter Një nga elementët më të veçantë do të jenë tribunat Curva Nord dhe Curva Sud, të projektuara si dy mure gjigante tifozësh pranë portave. Tribunat do të kenë pjerrësi deri në 37 gradë, ndërsa çatia do të ndihmojë në përqendrimin e zhurmës brenda stadiumit. Sipas arkitektit, një konfigurim i tillë nuk gjendet në asnjë stadium tjetër europian. Stadiumi do të ketë gjithashtu tribuna simetrike, hapësira më komode, më shumë shërbime dhe ekrane e ndriçim që do të përshtaten sipas skuadrës pritëse: kuq për Milanin dhe blu për Interin. Synimi është që impianti i ri të ruajë shpirtin e San Siros, duke u kthyer në një simbol të ri të Milanos. Ne.k./ReportTv.al generali stadium San Siro Milan Inter Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.5% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.6% Vota total: 451 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?