Naturopati Altin Joka ka shpjeguar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, rëndësinë e mirëfunksionimit të tiroides, rolin që ajo luan në organizmin tonë, por edhe problemet që sjell mosfunksionimi i saj siç duhet. Sipas Jokës, tiroidja nuk duhet parë vetëm si një gjëndër, por duhet kuptuar ndikimi i saj shumë më i gjerë në energjinë tonë, tru, zemër, muskuj etj. “Ndryshimet që tiroidja pëson na i reflekton në trupin tonë. Hipofiza është drejtuesi kryesor, ajo dërgon TSH-në, hormonin stimulues të tiroides. Një pjesë e T4 shndërrohet në T3. Më pas hyjnë në lojë edhe gjëndrat mbiveshkore, adrenalina dhe kortizoli, të cilat fillojnë të ndërveprojnë. Në këtë këndvështrim, tiroidja përballon gjithë këtë lëvizje në trupin tonë. Por duhet të bëjmë disa pyetje: A ka ndikuar ushqyerja, stresi, problemet me shtatzëninë, shëndeti metabolik? A keni pasur ndonjë virus që ka komprometuar sistemin tuaj? Si e kemi pasur sasinë e jodit? Këto janë pyetje që na ndihmojnë të kuptojmë pse tiroidja ka probleme”, shpjegoi naturopati Joka. LEXO edhe...Fuqia e bimëve në një vaj natyral, receta në shtëpi për relaksimin e muskujve dhe artikulacioneve, si dhe për ftohjen dhe mushkëritë! Ja disa nga simptomat që mund të sinjalizojnë probleme me tiroiden: Vini re, pasi jeni larë, nëse pëllëmbët e duarve ose shputat e këmbëve kanë marrë ngjyrë të verdhë ose nuancë portokalli.Gjuha juaj ka filluar të trashet.Gjatë ushqyerjes keni filluar të humbisni shijen dhe nuhatjen.Rrjedhje e qumështit të gjirit te gratë shtatzëna, si pasojë e rritjes së nivelit të prolaktinës.Sytë tuaj kanë filluar të enjten pak.Fillojnë ndryshimet në zorrë.Duart fillojnë të dridhen.Keni lodhje muskulore dhe cikli menstrual ka filluar të ndryshojë.Keni filluar të shtoni peshë dhe keni fryrje të barkut, edhe pse nuk e keni rritur sasinë e ushqimit.Vetullat kanë filluar të rrallohen.Ndryshimi i zërit bëhet i dukshëm.Keni dhimbje muskujsh dhe kyçesh, si dhe lëkurë të thatë.Keni rënie dhe hollim të flokëve, pagjumësi dhe humor të ulët.Kur kapërceni ushqimin, ndieni sikur po ju gërvishtet fyti.Kur zgjohemi të lodhur, edhe pse kemi fjetur tetë orë, dhe kur edhe mendja është pak e turbulluar, një nga shkaqet mund të jetë tiroidja. Personat që vuajnë nga hipertiroidizmi kanë gërhitje gjatë natës. "Kur keni shtim në peshë, dyshimi bëhet më i fortë, veçanërisht kur kjo shoqërohet me çrregullime hormonale, lëkurë të thatë dhe rënie të flokëve. Në të gjitha rastet duhet ndërtuar një plan metabolik, në mënyrë që të lidhen hallkat me njëra-tjetrën", theksoi Joka. A ndodh që tiroidja të mos japë shenja? Vetë tiroidja ka rezerva të larta. Në fazat fillestare të Hashimotos shfaqen disa shenja, por dallimi më i rëndësishëm është se ky proces nuk del në analizat e gjakut. Njerëzit duhet të shohin historinë familjare dhe të bëjnë një sërë analizash, si ato hormonale apo analizat bazë: TSH, F4, F3, TRAb, selenin dhe jodin. Gjithashtu, duhet bërë një hemogramë e përgjithshme, duke përfshirë edhe ferritinën, së bashku me analizat e tjera. Më pas ndërtohet plani. Jodi dhe seleni janë dy elemente bazë për tiroiden, ndaj duhet të shohim nivelin e ekuilibrit të lëndëve ushqyese që marrim. “Kujdes, sepse ndërmerrni masa për të ulur nivelin kalorik dhe kjo ndikon në organizëm. Në këtë rast, dieta duhet të sigurojë bazat: energjinë, proteinat, fibrat dhe mikronutrientët. Shumë njerëz përdorin algat e detit, por nuk e dinë si e kanë nivelin e jodit dhe, në këto raste, kjo mund të kthehet në të kundërtën. Përdorimi i arrave braziliane është bërë si trend, por kujdes, sepse ato kanë nivele seleni që mund të dëmtojnë tiroiden, ndaj duhet pasur kujdes me sasinë e tyre. Shoh që marrin gjashtë suplemente në ditë ose çajra për tiroiden, dhe kjo nuk ka kuptim pa ditur më parë gjendjen”, shpjegoi Joka. Naturopati shpjegoi gjithashtu se brokoli, lakra dhe lulelakra mund të përdoren, por duhet të kemi parasysh kombinimin e tyre me ushqime të tjera, si dhe sasinë e konsumuar. Sipas Jokës, drita natyrale në mëngjes ndihmon shumë ciklin cirkadian. Ai këshillon të dalim, të lëvizim dhe të konsumojmë një mëngjes të pasur me proteina, perime, kos, kefir dhe fruta. Në drekë rekomandohen perime të kombinuara me antioksidantë, thjerrëza, fasule, oriz dhe sallatë. Pas ushqimit këshillohet ecja, një banjë e vakët dhe përdorimi i disa vajrave esencialë. Gjithashtu, ai thekson rëndësinë e pastrimit nga toksinat. Për çdo individ ndërtohet një plan në varësi të gjendjes në të cilën ndodhet. Bëhet një hetim për të kuptuar se si kanë nisur shqetësimet, nëse ka pasur probleme me zorrët, tretjen, anemi, mungesë të vitaminës B12 apo vitaminës D, si dhe nëse janë përdorur kontraceptivë. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Intervista Altin Joka Shendeti Tiroide ne rrezik Shenjat e tiroides Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.2% Vota total: 471 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
