Samiti i radhës i NATO-s i cili është parashikuar të mbahet në Tiranë, është shoqëruar me pikëpyetje dhe diskutime për organizimin e tij. Disa media publikuan artikuj duke pretenduar se samiti i ardhshëm mund të zhvillohej virtulaisht duke mbështetur hipotezat tek një intervistë e ministrit Ermal Nufi për median ndërkombëtare Politico. LEXO edhe...Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? Por burime për Report Tv nga Ministria e Mbrojtjes teksa kanë pohuar se është dhënë një intervistë rreth 1 orë për Politico, kanë theksuar se në asnjë moment nuk ka patur një deklaratë të tillë për samit virtual të NATO-s. Të njëjtat burime thonë që Nufi ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e samitit, kurdo qoftë, 2027 apo 2028. Intervista pritet të publikohet nesër, për të sqaruar gjithë situatën. Ndërkohë shkrimi i publikuar sot nuk ka autor të njëjtin gazetar që është dhënë intervista. Xh.K/ReportTv.al nato samiti i natos ne tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3312 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

