Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë. Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj tij, duke kërkuar një dënim më të rëndë. SPAK nuk është pajtuar me vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg. Apeli i Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 3 vite e 4 muaj burgim. Ish-ministri qëndroi për një periudhë në burg, por më pas u lirua nga Gjykata e Elbasanit, pa e shlyer të gjithë dënimin, për shkak të rrethanave familjare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

