Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Sa të kem jetë, dua pushtet'! Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)


Dy figurat e dy politikanëve janë vendosur krah njëra-tjetrës, ku në duar mbajnë pankarta me mbishkrimin “Sa të kem jetë, dua pushtet”.

Në vijim të protestës që po zhvillohet prej 21 ditësh përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ndërmarrë një tjetër aksion simbolik, duke djegur dy figura të përmasave të mëdha me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Dy figurat e dy politikanëve janë vendosur krah njëra-tjetrës, ku në duar mbajnë pankarta me mbishkrimin “Sa të kem jetë, dua pushtet”. Pak çaste më vonë, protestuesit u kanë vënë flakën përpara godinës së Kryeministrisë. LEXO EDHE:‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë Më pas rreth orës 20:00, protesta është mbyllur teksa protestuesit janë shpërndarë. Ndërkohë qarkullimi rrugor është rikthyer në normalitet. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:53 Protesta te kryeministria, shoqërohen disa protestues (VIDEO) Ditën e sotme, policia ka shoqëruar disa protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”Shoqërimet vijnë pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet i cili parashikon edhe gjoba për protestuesit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:18 Protestuesit e maskuar i ndërpresin raportimin gazetarit të Report Tv, vënë muzikë dhe kërcejnë! Mes tyre edhe ‘maska’ e famshme e rrjetit (VIDEO) Një moment i këndshëm ka ndodhur në protestën para kryeministrisë. Teksa gazetari i Report Tv Isa Myzyraj raportonte nga terreni, iu afruan një grup protestuesish të maskuar.I pari sheh drejt kamerës dhe përshëndet me dorë. Më pas i bashkohen edhe të tjerët dhe duke mbajtur një boks muzike në dorë, kërcejnë nën ritmet e “Copines” të artistes Aya Nakamura.Mes grupit është edhe protestuesi që është bërë i famshëm për gjestet e tij, që këtë herë mban edhe flamurin kuqezi në shpinë. Më pas, ai kthehet nga kamera dhe bën veprimin e famshëm që vendos duart fillimisht para gojës, më pas syve e në fund veshëve. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:23 Një grup protestuesish marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës (VIDEO) Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Me thirrjet 'revolucion' dhe ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ata kërkojnë ndryshim të sistemit politik në Shqipëri.Ndërkohë qindra efektivë Policie janë pozicionuar para Kryeministrisë, por edhe pranë institucioneve të tjera, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. R.Xh/Shqiptarja.com Share A.C / SI.E. A.E Shqiptarja.com TAG: edi rama sali berisha pankarte kryeministria Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento rroku: 02/11/2026 21:16 Çfar ti besosh këtyre që shkatërruan Tiranën,çfaj kishin bankat,bizneset rrugët ,vitrinat,semaforë etj.etj

Me këto veprime kriminale që kanë bërë këta plera duke djegur e shkatërruar të jenë të sigurt se asnjë votë nuk marin,aty mblidhen fundrina ,kurva e kurvarë,hajdutë e kriminelë. Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.7% Jo 43.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 729 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?