Para ca ditësh zhvillova një anketim elektronik me adoleshentë 15-18 vjeçarë, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1103 adoleshentë krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 3%. Nga anketimi, rezultoi se rreth 80% e adoleshentëve 15-18 vjeçarë nuk janë të interesuar për zhvillimet politike në vend. Ndërkohë, pothuaj 90% e tyre janë ndjekës të rregullt të rrjeteve sociale. LEXO edhe...Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen Rreth 12% e adoleshentëve 15-18 vjeçarë kanë gjasa të votojnë më 2029 njësoj si prindërit e tyre, rreth 7% kanë gjasa të votojnë ndryshe nga prindërit e tyre, dhe rreth 81% nuk kanë gjasa të votojnë. Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në në Shqipëri banojnë aktualisht rreth 105 mijë adoleshentë 15-18 vjeçarë, nga të cilët rreth 84% janë nxënës të shkollave të mesme (publike dhe private). Duke ndërthurur shifrat e mësipërme zyrtare me ato të anketimit AIM, rezulton me ekstrapolim të përafërt statistikor se vetëm rreth 20 mijë adoleshentë aktualë 15-18 vjeçarë kanë gjasa të votojnë më 2029. P.J/ReportTv.al Eduard Zaloshnja Instat adoleshentet zgjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 2903 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

