Lajme Zone
Sa pagoi për lobimin? Berisha tregon si iu hoq ndalimi i hyrjes në SHBA
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sa pagoi për lobimin? Berisha tregon si iu hoq ndalimi i hyrjes në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përpjekjet që, çuan në heqjen e ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për këtë çështje, Berisha e nisi përgjigjen me shprehjen: “Persistenca është çelësi i suksesit!” Më tej, ai deklaroi se masa ndaj tij nuk ishte “non grata”, por ndalim hyrjeje dhe se pas hetimeve nuk i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përpjekjet që, çuan në heqjen e ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për këtë çështje, Berisha e nisi përgjigjen me shprehjen: “Persistenca është çelësi i suksesit!”

Më tej, ai deklaroi se masa ndaj tij nuk ishte “non grata”, por ndalim hyrjeje dhe se pas hetimeve nuk ishte gjetur asgjë që ta justifikonte atë.

Ai sqaroi se fillimisht kishte zgjedhur rrugën gjyqësore për të kundërshtuar masën, duke deklaruar se kishte shkuar deri në Gjykatën e Lartë në Francë.

Sipas Berishës, gjykata nuk e trajtoi çështjen në themel, por e rrëzoi për arsye procedurale, pasi ai nuk ishte shtetas i një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

Pjesë nga biseda: Berisha: Pasi u shpalla i ndaluar, jo non grata, se ka bazë ligjore krejtësisht tjetër. U bënë të gjitha hetimet dhe doli që nuk kishte asgjë. Meqenëse e atë administratë, nga Presidenti dhe shumë të tjerë drejtues i kisha njohur, takuar. Unë vendosa që s’kam pse t’u drejtohem, se njoftimin e kam marrë. Nuk kërkova lobim.

-Edhe Biden ishte i informuar?

Berisha: E kam të sigurt! Nga njerëz që ia kanë thënë.

-Cili ka qenë reagimi?

Berisha: E bëri Sekretarja e Shtetit… Edhe motrën e tij e kam njohur (tha për Biden), nuk është se s’kisha njohje. Por zgjodha gjykatën për të mbrojtur dinjitetin tim. Shkova deri në Gjykatën e Lartë, kisha ndër avokatët më të mirë që ka Franca. 7 mijë euro për të gjithë gjykimin… kaq ka qenë! Kanë tarifa ata… Avokati bëri të pamundurën, por gjykatësi nuk donte histori. Donte burokracinë, në vend që të gjykonte, tha jo, se në radhë të parë Berisha nuk është shtetas i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Mirëpo gjykatësi është gjykatës. Unë hoqa dorë nga lobimi!

Një mik i imi, Charlie Black, erdhi në Shqipëri. Ai pa, më thënë mua… Ai ka qenë këshilltar i Regan-it, tani është studio avokatie republikane. Ky paraqiti një kërkesë, do loboj pa lekë për Berishën, jo për ta hequr, por për ligjin që përdorej për një gjë të tillë. Loboi, por pa rezultat. Është shumë serioz. Pastaj, unë kisha thënë që po ndryshoi pushteti, do loboja. Një fondacion i krijuar për të ndihmuar Partinë Demokratike mori përsipër të mbështesë një kompani të kontraktuar për këtë qëllim.

-LaCivita nuk ka lobuar për ju?

Berisha: Jo, absolutisht jo! Ka lobuar kompania “Continental”. Ligji është shumë i rreptë, je i detyruar të regjistrohesh në gjykatë.

-Pagesa ka qenë vetëm për PD?

Berisha: Absolutisht po!

-Po pagesa për lobimin?

Berisha: Nuk kam marrë informacion, por faturat aty janë.

-Miliona euro?

Berisha: Por ka qenë absolutisht çmimi më i ulët.

-Ju e ditkeni?

Berisha: Nuk e di të saktin!

-Me kë bëri lobim “Continental”?

Berisha: Është legale, besoj që me Departamentin e Shtetit! Vendimi është i Departamentit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm