Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar emërimin e Vlorë Hysenit në krye të SHISH, duke e cilësuar atë si “eksperimentin e tretë” të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Minxhozit, dy eksperiencat e mëparshme nuk kanë rezultuar histori suksesi, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi ndryshimet e shpeshta në drejtimin e institucioneve shtetërore.
Analisti kritikoi gjithashtu qasjen e Ramës ndaj institucioneve, duke përmendur edhe deklaratat e kryeministrit për Radio Televizionin Shqiptar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Më tej, ai përmendi edhe administratën vendore dhe mënyrën e emërimit të prefektëve, duke deklaruar se “12 prefektë duhet të jenë 12 ish-ushtarakë, duhet të jenë vetëm gra dhe jo burra”. “Vlora Hyseni është i treti eksperiment i Ramës, dy të tjerët nuk dolën histori suksesi, prurjet nga Kosova. Sa ministra të Brendshëm kemi ndërruar, sa drejtorë policie ndërrohen, ambasadorët i emëroi dhe pas një viti i çon fjalë: “Do ikni se erdhi koha të ikni”. Del dhe thotë: “RTSH është një ent që nuk e di ku bie, nuk e shoh dhe nuk më intereson”. Rama një pjesë të historisë së tij nuk e ka një histori suksesi. Ka hyrë me eksperimente, 12 prefektë duhet të jenë 12 ish-ushtarakë, duhet të jenë vetëm gra dhe jo burra. Vijne askushi dhe ikin askushi.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story

