Lajme Zone
“Sa Arlinda të tjera duhet të humbin jetën?”/ Dafina Zeqiri, Elvana Gjata dhe shumë personazhe të showbiz-it reagojnë pas vrasjes që tronditi Pejën
TeknologjiGazeta Tema

“Sa Arlinda të tjera duhet të humbin jetën?”/ Dafina Zeqiri, Elvana Gjata dhe shumë personazhe të showbiz-it reagojnë pas vrasjes që tronditi Pejën

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar. Përmes postimeve në rrjetet sociale, këngëtarë, modele dhe personazhe televizivë kanë shprehur dhimbjen dhe revoltën për tragjedinë, duke rikthyer në vëmendje faktin se 49-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje para se të humbiste jetën.

Një nga reagimet më të forta ishte ai i këngëtares Dafina Zeqiri, e cila kritikoi dështimin e institucioneve për të mbrojtur gratë që përballen me dhunën.

“E dashur Arlinda, sistemi ka dështu edhe njëherë”, shkroi artistja, duke ngritur pikëpyetje se sa gra të tjera duhet të humbin jetën që thirrjet e tyre për ndihmë të merren seriozisht.

Edhe Elvana Gjata reagoi përmes një mesazhi prekës, duke theksuar se Arlinda nuk kishte kërkuar privilegj, hakmarrje apo mëshirë, por vetëm të drejtën për të jetuar.

“Sa Arlinda të tjera jetojnë sot mes nesh, të mbyllura pas dyerve, pas frikës dhe heshtjes, duke shkruar letra që nesër mund të lexohen si testament?”, shkroi këngëtarja, duke ngritur shqetësimin për gratë që mund të jetojnë ende në kushte dhune dhe frike.

Në mesin e personazheve që reaguan ishte edhe Selin Bollati. Ajo u shpreh e tronditur nga rasti dhe vuri në pikëpyetje mbrojtjen që u garantohet grave pasi denoncojnë dhunën.

“Një grua që kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, sot nuk jeton më”, shkroi Selin, duke kërkuar që rasti të zbardhet plotësisht dhe çdo person që mban përgjegjësi të japë llogari.

Reagimeve iu bashkua edhe Yll Limani, i cili publikoi letrën që Arlinda dyshohet se i kishte dërguar Prokurorisë vetëm pak ditë para vrasjes. Në të, 49-vjeçarja kishte shprehur frikën për jetën e saj dhe kishte paralajmëruar për pasojat e mundshme nëse institucionet nuk do të ndërhynin.

Rina Balaj, Brikena Selmani, Oriola Marashi dhe Adelina Thaçi shprehën gjithashtu dhimbjen dhe indinjatën për ngjarjen. Në mesazhet e tyre u përsëritën kërkesat për drejtësi, mbrojtje më efektive për gratë që denoncojnë dhunën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.