Lajme Zone
Rusia vijon me sulmet ajrore në Ukrainë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Droni  godet operatorin më të madh celular të vendit
BotëReport TV

Rusia vijon me sulmet ajrore në Ukrainë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Droni godet operatorin më të madh celular të vendit

Rusia ka vijuar me sulmet ajrore në Ukrainë edhe këtë të dielë. Dy persona u vranë, përfshirë një vajzë 16-vjeçare, dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm në qytetin e Sumyt.

Rusia ka vijuar me sulmet ajrore në Ukrainë edhe këtë të dielë. Dy persona u vranë, përfshirë një vajzë 16-vjeçare, dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm në qytetin e Sumyt. "Fatkeqësisht, sot, si pasojë e një sulmi armik ndaj Sumy-t, dy persona humbën jetën: një grua e moshuar dhe një vajzë 16-vjeçare", tha Oleh Hryhorov, kreu i Administratës Ushtarake. LEXO edhe...Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia Forcat ruse sulmuan Sumy-n duke përdorur tre bomba. Njëra nga bombat ra pranë një qendre për familjet dhe të miturit, duke dëmtuar ndërtesën. Ndërkohë një dron rus goditi operatorin më të madh celular të vendit në Kiev. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shtëllunga tymi u panë në zonë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Mes ngjarjeve të fundit, ministri i brendshëm vuri në dukje se forcat ruse kanë kryer sulme praktikisht të pandërprera ndaj infrastrukturës civile në javët e fundit. Ai kujtoi se forcat ruse sulmuan së fundmi shkolla dhe një çerdhe në Kiev dhe rajonin e Kievit. "Fëmijët janë gjithashtu midis atyre që u prekën nga sulmet e sotme në kryeqytet. Ky është terror i qëllimshëm dhe cinik - një gjueti për njerëz që nuk ka qëllim ushtarak", tha Ivan Vyhivskyi. Xh.K/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.9% Disi 6.9% Vota total: 1601 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?