Një film i ri pritet të realizohet për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas aktivistit shqiptaro-amerikan, Marko Kepi, gjithashtu politikan, filmi biografik pritet të publikohet në vitin 2027. Kepi, ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën që është shtruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Amerikë dhe zbulon se aty është shfaqur dhe një promo e filmit. LEXO edhe...Mbi 1 milion vizitorë në sitet kulturore në 8 muaj, Rama publikon shifrat: Kalaja e Gjirokastrës lë pas Butrintin, kryeson me 223 mijë vizitorë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike. Xh.K/E.H/ReportTv.al Gjergj Kastriot Skënderbeu marko kepi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 38.9% Disi 7% Vota total: 1654 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
