Lajme Zone
“Rusët po përgatisin atentate në Europë”, Financial Times ngre alarmin: Rrjet agjentësh “për vrasje me porosi”
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Rusët po përgatisin atentate në Europë”, Financial Times ngre alarmin: Rrjet agjentësh “për vrasje me porosi”

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës se Rusia është duke shënjestruar individët që drejtojnë firma të përfshira në mbështetjen ushtarake të Ukrainës.

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës se Rusia është duke shënjestruar individët që drejtojnë firma të përfshira në mbështetjen ushtarake të Ukrainës. Kërcënimi nuk prek vetëm prodhuesit e mëdhenj të armatimeve, por edhe ndërmarrjet më të vogla që prodhojnë dronë dhe përbërës të ndryshëm, duke rritur kostot e sigurisë në të gjithë sektorin.

Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci europiane të inteligjencës e kanë pohuar se operativët e Kremlinit po përqendrohen gjithnjë e më shumë te drejtorët ekzekutivë dhe drejtuesit e tjerë të kompanive të mbrojtjes.

Këto veprime konsiderohen pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe operacioneve të tjera hibride në kontinentin e vjetër. Ligjvënësit gjermanë në vecanti janë paralajmëruar se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune ndaj individëve, duke përdorur aktorë shtetërorë ose grupe të kontrolluara prej saj.

Metodat, objektivat dhe personat e përfshirë në këto operacione thuhet të jenë në ndryshim të vazhdueshëm, ndërsa përdorimi i rrjeteve të krimit të organizuar po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Sipas shërbimeve sekrete, një pjesë e konsiderueshme e këtyre planeve lidhet me atë që në mesin e agjentëve rusë njihet si “wet work”, një term ky i përdorur që përdoret për operacione të dhunshme, përfshirë vrasjet me porosi. Top Channel