Derbi i Kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është ndezur pak orë përpara fillimit të tij, teksa janë regjistruar episode dhune. Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre në rrugët pranë “Arenës Kombëtare” duke krijuar tensione në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme.
Madje disa prej tyre ishin të pajisur me flakadanë që i hodhën në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat të mirë, në atë moment ndërhyri menjëherë policia që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe situata u normalizua shpejt.
VIDEO E PËRPLASJES
Ndërkohë mësohet se përplasje të tjera mes dy tifozerive pati edhe pak para fillimit të ndeshjes pranë hyrjes së stadiumit, një moment që solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Top Channel

