Tym i bardhë për Mateo Ruggeri-n. Anësori italian është transferuar nga Atletico Madrid te Aston Villa për 25 milionë euro plus 1.5 të tjera në formë bonusesh. Spanjollët heqin dorë nga lojtari vetëm pas 1 sezoni, teksa verën e shkuar e transferuan nga Atalanta. Te Aston Villa Ruggeri do të zëvendësojë Digne-n e larguar te Paris SG. Barcelona ndërkohë ka rritur ofertën për Rodrin. Nga 50 ka shkuar në 60 milionë euro për mesfushorin, i cili i ka thënë ‘po’ katalanasve, por marrëveshja duket ende larg. Kjo sepse Manchester City kërkon 80 milionë euro për spanjollin, ndërsa palët vijojnë të negociojnë. Sipas mediave spanjolle marrëveshja mund të finalizohet për 70 milionë euro. LEXO edhe...Ferran Torres s'shfaqet në stërvitje, Barcelona e shet te Paris SG! Vlahovic firmos me Besiktas, detajet e transferimit Ne.k./ReportTv.al mateo ruggeri atletico madrid aston villa rodri barcelona Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 3245 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
