Këta bistakë gjigandë janë varieteti më i ri në vreshtat e familjes Meço. Mbi 10 lloje kultivarësh janë eksperimentuar deri tani dhe të gjithë kanë dalë me sukses.
Në këtë mënyrë, shtohet çdo vit lloji i rrushit dhe sipërfaqet me vreshta.
Vetëm në një ditë nga vreshtat e Libofshës po eksportohen 30 tonë rrush drejt vendeve të Europës dhe Ballkanit. Dritan Meço shpjegon se këtë vit ka superprodhim, por edhe cilësi më të lartë. Megjithëse çmimi i është përgjysmuar, shpreson që humbjet të rikuperohen me vjeljen dhe shitjen e varieteteve të tjera, që vazhdojnë deri në dhjetor. Në Libofshë, vreshtat po kthehen në veprimtarinë kryesore të fermerëve. Sipërfaqja me vreshta i ka kaluar 50 ha.
Në të gjithë qarkun e Fierit janë 1800 ha me vreshta. Zonat ku kultivohet në masë rrushi janë Libofsha, Mallakastra dhe disa fshatra të Lushnjës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierrrush

