Lajme Zone
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku. Tufa ka qenë në numër të madh, me mbi 100 krerë dhe paraprakisht dyshohet se disa dele të tjera kanë mbetur të lënduara, ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të prekur. Në zonë është nisur sektori veterinar për të kryer verifikimet në terren dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.