Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rrogozhina kundër bashkimit me Kavajën, punonjësit e bashkisë bojkotojnë punën, thirrje Ramës dhe Maznikut: Jemi kundër shkrirjes, po na bëhet padrejtësi! (VIDEO)


Qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të Bashkisë Rrogozhinë dolën sot në protestë kundër draft propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale që parashikon ndër të tjera edhe shkrirjen e kësaj njësie vendore dhe bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Punonjësit e bashkisë që drejtohet nga socialistët bojkotuan edhe punën në shenjë proteste. Sipas protestuesve, Rrogozhina duhet të mbetet bas

Qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të Bashkisë Rrogozhinë dolën sot në protestë kundër draft propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale që parashikon ndër të tjera edhe shkrirjen e kësaj njësie vendore dhe bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Punonjësit e bashkisë që drejtohet nga socialistët bojkotuan edhe punën në shenjë proteste. Sipas protestuesve, Rrogozhina duhet të mbetet bashki më vete sepse kjo nuk është vetëm çështje shërbimesh por edhe identiteti. LEXO edhe...Territorialja/ Këshilli i Libohovës kundër bashkimit me Gjirokastrën, shkresë qeverisë! Edhe këshilltarët e Klosit thërrasin mbledhje “Unë si qytetar i Rrogozhinës jam kundër kësaj reforme sepse Bashkia Rrogozhinë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret që ka vendosur qeveria që të shkrihet si bashki dhe të bashkohet me Kavajën. Ne si Bashki kemi arritur shumë. Plazhë i Vilë Bashtovës ka marrë emër, kalaja e Bashtovës gjithashtu, plazhi i Spillesë është i paprekur. Ne kërkojmë investimet e qeverisë këtu jo bashkimin e Kavajës. Kush na siguron ne që duke u bashkuar me Kavajën do rriten shërbimet për qytetarët e Rrogozhinës? Është e papranueshme që Bashkia të shkrihet. Kjo nismë është kundër ccdo parimit tonin. Identiteti ynë humbet” tha një qytetar. “Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne si Bashki i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Ne si Bashki jemi 43 mijë banorë, Kemi një ekonomi që na ndihmon në të ardhura. Banorët janë kundër reformës. Kemi 34 vite që ekzistojmë. Nuk është një Bashki e Reformës Territoriale të vitit 2015. Edhe në kohën e komunizmit kjo bashki ka qenë vendimarrëse. Ne nuk kemi dështuar. Arbjan Mazniku nuk i ka të sakta të dhënat për Bashkinë e Rrogozhinës. Deri dje, kjo bashki klasifikohej e mirë sipas Censusit të qeverisë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë reformë”, tha një punonjës. Një banor tjetër i bëri apel Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj dhe Arbjan Mazniku të mos vendosin për zhdukjen e Rrogozhinës. “Ne jemi në ditën e tretë të protestës qytetare. Pavarësisht nga problemet e Bashkisë Rrogozhinë, kjo protestë organizohet vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve që e kryen vetë Bashkia Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë e kryen shërbimet për qytetarët e saj. Nuk mund të bashkohemi me Kavajën. Bashkia e Kavajë nuk mund ta rregullojë Bashkinë e Rrogozhinës. Do jemi më keq, dhe shërbimet ndaj qytetarit do të jenë minimale. Kërkoj nga ana e Kryeministrit, presidentit të Republikës dhe Komisionit të Reformës Territoriale ta shikojnë me vëmendje Bashkinë Rrogozhinë si aset, si virtyt e të ardhme për qytetarinë”, tha ai. “Ne si Bashki po arrijmë gjëra të mira, kemi plazhin dhe Kalanë e Vilë Bashtovës dhe plazhin e Spillesë. Ne kemi nevojë për investime nga qeveria dhe jo Bashkim me Kavajës. Kush na siguron ne që qytetarët do të marrin shërbime nga Kavaja? Ne Nuk jemi dakord të shkrihemi si Bashki”, tha një tjetër protestues. Propozimi socialist parashikon që vendi të ketë 46 bashki nga 61 që janë aktualisht dhe kërkon shkrirjen e 15 bashkive. . Projektligji është depozituar në Kuvend me firmat e deputetëve socialistë pasi mazhoranca e opozita nuk arritën të gjenin dakordësi në komisionin e posaçëm të reformës territoriale. Propozimi i socialistëve është pritur me kundërshtime të forta nga qytetarët dhe kryetarët e bashkive që preken nga shkrirja. Këto ditë ka pasur protesta edhe në Korçë, Vlorë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Poliçan e Klos, të cilat nxitën edhe reagimin e kryeministrit të dielën, që bëri të ditur se projekti ka hyrë në fazën e konsultimeve që do të zgjasin 60 ditë, por në fund do të jetë parlamenti që do të miratojë ose jo variantin e PS për hartën e re territoriale. U.D/E.H/ReportTv.al Rrogozhine kavaje reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4167 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?