Lajme Zone
PolitikëReport TV

Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit


Banorët e Rrjollit në Shkodër i janë rikthyer protestave kundër ndrtimit të resorit të Bashkim Ulajt. Ata pretendojnë se u kanë grabitur tokat, dhe kërkojnë hetime nga prokuorira, por dhe reagim nga qeveria përmes bllokimit të punimeve. Protesta u shoqerua me tensione e perplasje me forcat e rendit.

Banorët e Rrjollit janë rikthyer në protestë kete e shtune, duke u mbledhur përpara kantierit ku po ndërtohet resorti blu borgo nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj, në zonën e Velipojës. Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyjnë për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi pretendojnë se resorti po ndërtohet në tokat e tyre. Po kështu ankohen për Prokurorinë që nuk po e heton këtë rast. LEXO edhe...‘Sazani’/ Rama: S’ka shitje, shteti do të jetë partner! Nano e Berisha tentuan ta kthenin në destinacion turistik, 2 projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan Gjatë protestës ka pasur edhe momente tensioni e konfrontime me forcat e policisë, por pa persona të lënduar. Në mbështetje të kauzës së banorëve është bashkuar edhe një shtetas gjerman që jeton në Shqipëri….. Protesta do të vijojë dhe nga e hëna ata paralajmërojnë se do të mblidhen çdo ditë përpara resortit që po ndërtohet nga Ulaj në një sipërfaqe 147 hektarësh. Lajm në përditësim… Xh.K/E.H/ReportTv.al Shkoder Rrjoll proteste bashkim ulaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5648 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?