Një rrjedhje gazi nga një bombol gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, duke rrezikuar shkaktimin e një shpërthimi të mundshëm.
Ngjarja ka ndodhur në apartamentin ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së fortë të gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për largimin e bombolës nga banesa, duke shmangur një situatë të rrezikshme për banorët e pallatit. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga apartamenti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
