Lajme Zone
EkonomiBalkanWeb

“Rritja e frikshme e naftës, ndikon në xhepat e gjithë qyetarëve”, Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin


Aktivisti i njohur dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, komentoi rritjen e frikshme të litrës së naftës. Sipas tij, ky çmim nuk rëndon vetëm tek ata që kanë makina, por tek të gjithë qytetarët.

Aktivisti i njohur dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, komentoi rritjen e frikshme të litrës së naftës. Sipas tij, ky çmim nuk rëndon vetëm tek ata që kanë makina, por tek të gjithë qytetarët. “229 lekë, mbaheni mend këtë numër, kaq është një litër naftë. Mos bëni gabimin se kjo është fatura e atij që ka makinë. Ai litër futet në furgonin e quymështit, në furnizimin e dyqanit, më pas ai litër ulet në tavolinën tuaj. Mos pyesni pse u shtrenjtua buka apo edhe domatja. Ne duhet të kërkojmë me emër dhe fatura, cila është pjesa e tarifave dhe cila lidhet me koncesionet. Kush po përfiton? Nuk duhet të lodhemi, të bëhemi sa sheshi të mos i mbaj dot. Kur nafta shkon kaq, nuk prekim më politikën, por ka të bëjë me xhepin tënd. Kam mesazh për policinë, lironi protestuesit.”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb