Lajme Zone
Rritet bilanci i sulmit rus në Kiev, të paktën 9 të vrarë dhe 23 të plagosur
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rritet bilanci i sulmit rus në Kiev, të paktën 9 të vrarë dhe 23 të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa balistike ruse mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa balistike ruse mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev. Lajmi është konfirmuar nga shërbimet ukrainase të emergjencës, të cilat bënë të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e goditura. “Nëntë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike ruse”, njoftuan autoritetet e shpëtimit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet dhe ndërhyrjet në vendngjarje, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet, pasi disa persona mund të jenë ende nën rrënoja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kiev