Lajme Zone
Rriten sërish çmimet e karburanteve! Nafta shkon 210 lekë për litër, benzina rritet me 1 lek! Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës
EkonomiReport TV

Rriten sërish çmimet e karburanteve! Nafta shkon 210 lekë për litër, benzina rritet me 1 lek! Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i naftës me pakicë do të jetë 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër, nga 164 lekë.

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta është shtrenjtuar me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor, në orën 18:30. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i naftës me pakicë do të jetë 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër, nga 164 lekë. LEXO edhe...Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, shitet me 205 lekë/litri! Benzina shkon në 164 lekë/litri Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është caktuar 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 153 lekë për litër. Çmimi i gazit për automjetet do të jetë 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë. Ndërsa nafta për aktivitetin e peshkimit do të kushtojë 114 lekë për litër. Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit. U.D/ReportTv.al çmimi i naftes bordi i transparences Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 81.7% Të gabuar 18.3% Nuk e di 0% Vota total: 60 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?