Lajme Zone
Rriten eksportet dhe importet në tetor, INSTAT: Shitjet jashtë vendit u shtuan me 1,5%, blerjet me 9,8%! BE partneri kryesor tregtar i Shqipërisë
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rriten eksportet dhe importet në tetor, INSTAT: Shitjet jashtë vendit u shtuan me 1,5%, blerjet me 9,8%! BE partneri kryesor tregtar i Shqipërisë

Deficiti tregtar arriti në 55,9 miliardë lekë, me një rritje prej 15,1% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Eksportet dhe importet e mallrave kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet arritën në 31,6 miliardë lekë, duke u rritur me 1,5% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 1,2% krahasuar me shtatorin. Ndërkohë, importet arritën në 87,5 miliardë lekë, me një rritje prej 9,8% në krahasim me tetorin e vitit 2025 dhe 11,3% krahasuar me muajin shtator 2026. LEXO edhe...Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri! Kosova dhe Italia kryesojnë, bregdeti më i preferuari Deficiti tregtar për muajin tetor rezultoi 55,9 miliardë lekë, duke u rritur me 15,1% krahasuar me një vit më parë dhe me 18% në raport me shtatorin. Cilët sektorë ndikuan në rritjen e eksporteve? Sipas INSTAT, në rritjen e eksporteve ndikuan pozitivisht grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 1,4 pikë përqindje, si dhe grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 1 pikë përqindje. Nga ana tjetër, ndikim negativ patën grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 2,7 pikë përqindje, dhe grupi “Tekstile dhe këpucë”, me 2,4 pikë përqindje. Sa u përket importeve, kontributin më të madh në rritjen vjetore prej 9,8% e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 5,6 pikë përqindje, të ndjekura nga makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me 3 pikë përqindje. Rriten importet nga Kina, BE mbetet partneri kryesor tregtar Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë tetorit 2026, eksportet shqiptare drejt Italisë u rritën me 0,6% dhe drejt Gjermanisë me 2,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Eksportet drejt Kosovës ranë me 6,9%, ndërsa ato drejt Greqisë me 6,1%. Sa u përket importeve, rritja më e dukshme u regjistrua nga Kina, me 36,6%, e ndjekur nga Greqia, me 19,6%. Në të kundërt, importet nga Italia ranë me 14,8%, ndërsa ato nga Gjermania me 15,6%. Bashkimi Europian vijon të zërë pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, me 52,1% të totalit. Gjatë tetorit, 71,2% e eksporteve shqiptare kishin si destinacion vendet e BE-së, ndërsa 45,2% e importeve erdhën nga këto vende. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet mbuluan 36,1% të importeve gjatë muajit tetor 2026. Kliko këtu per të lexuar raportin e plotë U.D/A.Hl/ReportTv.al Instat eksportet importet Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4391 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?