Mijëra protestues pushtuan rrugët e Madridit dhe rreth 50 qyteteve spanjolle për të protestuar kundër rrëzimit të të ashtuquajturës “Ligji Maricarmen”, pra dy projektligjeve të përgatitura për emergjencën e strehimit, të propozuara nga qeveria e Sanchezit dhe të rrëzuara nga shumica e Kongresit të Deputetëve. Në Valencia u shënuan momente tensioni pranë Palau de les Arts të Valencias, pas marshimit kundër spekulimit në tregun e pasurive të paluajtshme. Kur protesta, e shoqëruar nga tingujt e çelësave dhe kapakëve të tenxhereve që përplaseshin për të krijuar zhurmë, arriti te ndërtesa, disa protestues thyen kordonin e sigurisë dhe arritën të futeshin brenda, duke shkaktuar përplasje të rënda kur një grup demonstruesish u përballën me pjesëmarrësit brenda godinës, ku po zhvillohej një forum i investitorëve dhe profesionistëve të sektorit të pasurive të paluajtshme. LEXO edhe...Skandale dhe krizë politike, sfida e fundit e Pedro Sánchez për të qëndruar në pushtet Forcat e policisë kundër trazirave të Policisë Kombëtare reaguan duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar me plumba gome për të shpërndarë demonstruesit. Protesta përfi me pesë arrestime dhe nëntë policë të plagosur. Protesta më masive u zhvillua në Madrid. Sindikata e Qiramarrësve foli për 500.000 pjesëmarrës, ndërsa Delegacioni i Qeverisë vlerësoi se ishin 70.000. “Nuk ka kthim pas”, tha zëdhënësja e protestës, Valeria Racu, duke deklaruar se objektivi i lëvizjes është një grevë e përgjithshme. Ndërkohë, protesta në Barcelonë u shty për shkak të parashikimit të reshjeve intensive, të cilat në fakt pasditen e bllokuan qarkullimin në shumë lagje të qytetit. P.J/ReportTv.al madrid spanje Valencia strehimi proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 74.7% Jo 17.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 296 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

