Duke filluar nga 3 tetori, Afërdita hyn në prapavijë, fazë që do të zgjasë deri më 13 nëntor, e cila për më tepër, do të jetë ditë e premte. Nëse ndien dëshirën për ta zyrtarizuar një lidhje, ky është sinjali yt që të presësh deri atëherë. Prapavija është një periudhë rishikimi. Çdo 18 muaj, Afërdita kalon në prapavijë për 40 ditë dhe dashuria e marrëdhëniet pësojnë tronditje. Në përgjithësi, rregulli i artë për çdo prapavijë është: mos nis gjëra të reja; kthehu dhe shiko pas. LEXO edhe...‘Dashuria kërkon më shumë vëmendje dhe përkujdesje’, çfarë thonë yjet për ju sot Afërdita lidhet më shumë me flirtin dhe interesin sesa me diçka që synon të zgjasë sepse nuk është planeti mbi të cilin ndërtohet një marrëdhënie serioze. Tingëllon për të qeshur, por këtë e mbështet edhe shkenca. Venusi është një planet shkëmbor me një mantel të nxehtë, çka e bën në kuptimin e plotë të fjalës, të gatshëm për aventura të nxehta dhe jo marrëdhënie afatgjata. Është 4.6 miliardë vjeç dhe njeh pasionin e argëtimin, jo planet afatgjata apo ngjarjet që ju kanë traumatizuar. Dhe pikërisht për këtë arsye, nisja e një angazhimi të ri romantik tani është një kurth. Çdo gjë që nis gjatë prapavijës së Venusit ndërtohet mbi romantizmin e vetëkënaqësisë, fantazinë, kiminë, atmosferën, në vend që të bazohet në diçka reale. Në këtë periudhë, ndjenjat ndaj dikujt mund të jenë shumë gënjeshtare pasi mund të dashuroheni me mënyrën si ju bën të ndiheni dhe jo me atë vërtet. Ky është momenti kur ish-i të shkruan nga një numër që mendove se e kishe fshirë. Kur personi me të cilin ke një marrëdhënie të paqartë papritur dëshiron të “flasë”. Kur një marrëdhënie që muajin e kaluar dukej në rregull, papritur fillon të duket e lëkundur, jo sepse është prishur, por sepse prapavija po të kërkon ta shohësh realisht. Prapavija e Afërditës po ndodh në Akrep, një shenjë që lidhet me marrëdhëniet intime, sekretet, obsesionin, xhelozinë, pushtetin dhe emocionet e forta. Nuk është një shenjë ku Afërdita ndihet komode dhe dinamikat do të jenë intensive, xhelozia mbërrin pa ftesë dhe sekretet do të dalin në sipërfaqe. Prapavija të jep informacion dhe s’të kërkon t’i bësh rezistencë, vetëm duhet të vendosni si të veproni me të. Mos ndërmerrni asnjë veprim lidhur me dashurinë deri më 13 nëntor. Nga 14 e tutje, gjithçka do të nisë të kthehet në vendin e vet dhe zemra juaj do t’ju jetë mirënjohëse për vendimet që nuk morët. P.J/ReportTv.al horoskopi Afërdita Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 73.4% Jo 19.1% Nuk e di 7.4% Vota total: 350 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

