Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët dhe kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë. Sipas tij, dezinfektimi në kopsht është kryer në fillim të shtatorit, por enët e kuzhinës nuk ishin përdorur deri pak ditë më parë, pasi nuk kishte nisur shërbimi i ushqimit për shkak të mungesës së tenderit.
Prindi thotë se ushqimi nisi të enjten, ndërsa të premten në mbrëmje djali i shfaqi simptoma të një helmimi.
Prindi ngre dyshimin se enët mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë mosshfrytëzimi.
Prindërit kërkojnë verifikimin e kushteve higjieno-sanitare, ushqimeve të konsumuara dhe enëve të kuzhinës, për të përcaktuar shkakun e simptomave te fëmijët. Top Channel

