Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja i arrestuar nga SPAK për korrupsion, është lënë në masën arrest shtëpie. GJKKO nuk e pranoi kërkesën e SPAK për të caktuar ndaj tij masën arrest në burg. Seanca nuk dështoi, pasi avokat i caktuar kryesisht nga gjykata, Lefter Xhengo theu bojkotin kundër rregullores së re dhe u paraqit për të mbrojtur Kajën. Më pas, Komiteti Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë i pezulloi Xhengos licencën e avokatisë për dy vite. Një ditë më parë, seanca ishte shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, përfshirë edhe ata të caktuar kryesisht, të cilët u gjobitën me nga 60 mijë lekë të rinj. E premtja ishte afati i fundit për caktimin e masës së sigurisë, pasi në të kundërt Kaja duhej të lirohej. Për të gjithë avokatët që thyejnë bojkotin, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka parlajmëruar heqje licence. LEXO EDHE:'Mos krijoni precedent', avokati Lulzim Alushaj apel GJKKO-së: Po gabon me gjobat ndaj avokatëve, bojkoti është e drejtë kushtetuese! Leli Kaja u arrestua në flagrancë më 5 tetor nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas SPAK, administratori i shoqërisë “ECO-ELB” dyshohet se i kërkoi dhe i mori 400 mijë lekë administratorit të një kompanie private, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji. Shuma e parave u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit personal të Kajës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: eco elb Leli Kaja GJKKO Elbasan inceneratori i elbasanit rregullorja e GJKKO Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 2404 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

