Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në Komisioni e Nismave Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale, ngriti shqetësimin që mund të sjellin pasojat e ngërçit mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë. Deputeti demokrat shprehu se bojkoti i avokatëve ndaj GJKKO, rrezikon të prodhojë pasoja jo vetëm për qytetarët që presin të marrin drejtësi në një kohë të shpejtë, por sipas tij do të prodhojnë gjithashtu efekte të rënda në afatet e parapurgimit apo masat e sigurisë për personat me rekorde të krimit të organizuar dhe korrupsionit apo të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’.
“Ne kemi shumë shqetësime në lidhje me drejtësinë, nga e cila presim shumë, veçanërisht edhe me performancën e organeve të reja të ngritura nga reforma në drejtësi, KLGJ dhe KLP, më të rëndësishmet prej tyre. Por, siç thatë dhe vetë ju, seanca është e fokusuar në disa problematika. Problematika akute mori zë nga kolegët, çështja e ngërçit mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, çka rrezikon të prodhojë pasoja jo vetëm për qytetarët që shpresojnë të marrin drejtësi në një kohë të shpejtë, shpresojmë deri aty sa të na prodhojnë efekte të rënda në ato që mund të jenë afatet e paraburgimit apo masat e sigurisë, veçanërisht për persona me rekorde të krimit të organizuar ose të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” që duhet të kapte reforma në drejtësi, të korruptuarit e niveleve të larta, që të mos jemi të detyruar këtu të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm të një spektakli të lirimit të tyre, thjesht dhe vetëm për kalim të afateve procedurale. Unë besoj që, duke respektuar qëndrimin e KLGJ-së, për sa kohë nuk ka ndryshuar, nuk mund të spekuloj, por besoj që dhe KLGJ duhet ta marrë këtu sensitivin e ne të gjithëve, pavarësisht krahut politik, që një ngërç kaq i madh kërkon një adresim të menjëhershëm me të gjitha kapacitetet që juve, si organ qeverisës i gjyqësorit, ju jep ligji dhe këtu ndaj të njëjtin qëndrim me kryetarin. Dhe besoj që ligji juve ju jep mekanizma, së paku të jeni proaktivë në tentativën për zgjidhjen e ngërçit. Por gjithsesi, i takon gjykimit tuaj”, tha Kaso. Top Channel

