Lajme Zone
“Rrezikohen provat dhe hetimet”, prokurorët kundër ndryshimeve të Ramës në Kodin e Procedurës Penale
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Rrezikohen provat dhe hetimet”, prokurorët kundër ndryshimeve të Ramës në Kodin e Procedurës Penale

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Porcedurës Penale nga kryeministri Rama, një ditë më parë. Në një reagim, shoqata shprehet se ndryshimet në fjalë rrezikojnë të ulin efektivitetin e hetimeve dhe të krijojnë vështirësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drej

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Porcedurës Penale nga kryeministri Rama, një ditë më parë. Në një reagim, shoqata shprehet se ndryshimet në fjalë rrezikojnë të ulin efektivitetin e hetimeve dhe të krijojnë vështirësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drejtësisë kufijtë?

30 Shtator, 13:24 Po ashtu, shoqata thekson se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin procedural penal krijojnë probleme për sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë e zbatimit të ligjit.

“Ndryshimet që prekin themelet e procedimit penal kërkojnë analiza të thelluara të praktikës dhe vlerësim të plotë të ndikimit të tyre. Ndërthurja mekanike e zgjidhjeve nga modele të ndryshme procedurale, pa respektuar arkitekturën institucionale të sistemit shqiptar, rrezikon të krijojë paqartësi dhe një sistem atipik. Çdo ndryshim duhet të avancojë standardet e Reformës në Drejtësi, duke ruajtur rolin drejtues të prokurorit në hetim dhe kontrollin gjyqësor si garanci plotësuese të ligjshmërisë dhe të të drejtave.

Zbulimi i të gjitha provave që në fazat e hershme të procedimit, kufizimi i masave të sigurimit personal dhe pengesat për zgjerimin e hetimit drejt fakteve të reja të lidhura rrezikojnë ruajtjen e provave, sekretin hetimor dhe efektivitetin e hetimeve, veçanërisht për çështjet qe lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Një tjetër pikë shqetësuese është detyrimi që çdo sekuestrim të kryhet paraprakisht përmes kërkesës në gjykatë. Shoqata argumenton se kjo mund të ngadalësojë hetimet, ndërsa e konsideron të panevojshme në kushtet kur personi të cilit i sekuestrohet një send ka edhe aktualisht të drejtën për ta kundërshtuar masën në gjykatë.

Shoqata e Prokurorëve kërkon një proces konsultimi real, gjithëpërfshirës e me kohën e nevojshme për debat profesional, si dhe mbetet e angazhuar për të vijuar me një analizë më të thelluar të projektligjit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm