Emisioni “Rreze Dielli” nis sezonin e ri televiziv në datën 7 shtator, çdo ditë nga e hëna në të premte, do ju shoqërojë me ide të shumta gatimi, receta të traditës dhe jo vetëm. Këtë sezon në kuzhinë është Mirela Andoni, një emër i njohur në fushën e kulinarisë. Prej dhjetë vitesh, me blogun e saj, Andoni sygjeron receta plot shije si dhe shumë ide sesi mund të kombinoni përbërës që i gjendet çdo amvise në shtëpi. Andoni pas një ekperience televizive 5 vjeçare në ekranet shqiptare, i bashkohet shtëpisë së “Rreze Dielli”. Pasionin për gatimin e ka kultivuar në fëmijëri, në moshën 10-vjeçare ku frymëzohej nga duart e gjyshes e më pas të nënës së saj. Tashmë mbi 4 mijë recetat e saj, pjesë e “Papare” do të vijnë edhe në kuzhinën e “Rreze Dielli”. LEXO edhe...Report Tv nis sezonin e ri televiziv/ Ekran pa ‘barriera’, lajme në kohë reale, analiza e debate politike! Rikthehet emisioni ‘112’ (VIDEO) “Vij me shumë dëshirë dhe dashuri për publikun e “Rreze Dielli”, pasioni im për kuzhinën dhe ekranin më shoqëron prej vitesh tashmë. Në këtë sezon do të kemi receta të larmishme, me produktet e stinës, për buxhetin e çdo shtëpie, sekrete nga recetat e gjysheve tona dhe shumë surpriza të tjera”, u shpreh Andoni. Moderatorja e emisionit “Rreze Dielli”, Androniki Kolka zbuloi se në këtë sezon të ri, nuk do të mungojnë ekspertët e shëndetit, këshillat e tyre të vlefshme, panelet ku do të diskutohen tema të ndjeshme që na prekin në jetën tonë të përditshme, por edhe risitë dhe surprizat nuk do të mungojnë. “Vijmë jo vetëm me ekspertët e shëndetit tonë, por edhe me traditën në kuzhinë, si edhe me disa rubrika për të qënë më pranë jush me problematika që i hasim të gjithë në jetën tonë. Ne duam që ‘Rreze Dielli’ të jetë jo thjesht një program që shikohet në mëngjes, por një shoqërues i përditshëm: një hapësirë ku publiku informohet, argëtohet, emocionohet dhe gjen diçka të dobishme për veten. Do të kemi më shumë histori njerëzore, më shumë shëndet, më shumë kujdes për mirëqenien, kuzhinë, muzikë dhe sigurisht shumë surpriza”, u shpreh Kolka. Na ndiqni nga e hëna në të premte, nga ora 09.00 deri në 11.00, në ekranin e Report Tv. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Emisioni mengjesit Receta gatimi Argetim Biseda Surpriza Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.4% Të gabuar 20.6% Nuk e di 4% Vota total: 2553 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
